Çfarë e lidh vr*sjen e Liridonës me rra*jen për vd*kje të 18-vjeçarit?

Kosova vijon që të përballet me ngjarje të rënda. Pas vrasjes së Liridonës, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur thellë shoqërinë. Avokati i familjes së Ermal Fejzullahut që u rrah për vdekje nga dy adoleshentë, Tom Gashi kërkon dënim maksimal për autorët. Ai e cilësoi vrasjen e 18-vjeçarit një krim të rëndë ndaj një personi krejt të pafajshëm. Duke kujtuar vrasjen e planifikuar nga bashkëshorti të Liridona Ademajt, Gashi kërkon ashpërsim të ligjit.

“Nuk kanë kaluar as dy muaj nga rasti trishtues i Liridonës, e planifikuar nga bashkëshorti. Imagjinoni vrasje me pagesë dhe mund të marrë një dënim jo të duhur. Dënimet e dhëna nga gjykatat tona nuk janë fare në proporcion me peshën e veprës penale.

Politika e dënimeve duhet të ndryshojë, nuk duhet ta lëmë dikë që të vrasë disa persona, por në momentin e parë që dikush kryen një vepër kaq të rëndë penale, të jetë mundësia e dënimit kapital. Për vepra të caktuara penale, në SHBA, nëse i kryen tri herë, e ke të garantuar se do të mbetesh përjetësisht në burgje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?