Çfarë është nepotizmi? Meta hap google dhe i thotë Monikës: Partitë politike jo biznes familjar
Situata në familjen Meta-Kryemadhi vijoi edhe këtë të premte në mbledhjen e komitetit drejtues të Partisë së Lirisë.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi i kërkoi një shpjegim për fjalën nepotizëm që Meta ka përdorur ditët e fundit, ndërsa ky i fundit ka hapur google duke i cituar se se partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar.
“Shikoj një moskuptim të qartë se çfarë është nepotizmi. Kjo më habit për njerëz që kanë përvojë politike. Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar. Që do të thotë që nuk duhen bërë partitë si instrumenta biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Metës dhe familje të tjera që e kemi këtë problem nepotizmi”,-tha Meta.