Çfarë i pret sot dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku

Ka reaguar sot deputeti Mark Frroku per hetimin ndaj tij dhe mundesise qe sot ai te kete diten e fundit te lirise. Ka pergenjeshtruar faktin se ka lajmeruar Tom Doshin duke pergenjeshtruar edhe njehere deputetin Doshi. Sot mund të  jetë  dita e fundit si deputetë  normal për Tom Doshin dhe Mark Frrokun. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet të vendosë sot lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, duke i dhënë kështu autorizimin organit të akuzës për t’i arrestuar. Mbledhja e Këshillit pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa shtyrja e marrjes së vendimit erdhi pas kërkesës së bërë nga deputetët Doshi dhe Frroku të cilët kërkuan kohë që të njihen me materialin e Prokurorisë. Pasi ti dëgjojë sot dy deputetët ky këshill harton një raport që i drejtohet seancës plenare me 140 deputetë. E gjithë kjo procedurë sipas ligjit mund të zgjasë deri në një muaj (në këtë rast mund të procedohet shumë   më shpejt). Pasi çështja shqyrtohet me precedencë në seancë, të dy deputetët Frroku dhe Doshi kanë të drejtën të mbrohen para parlamentit ende pa votuar deputetët pro ose kundër arrestimit të tyre. Nese parlamenti voton fshehte per arrestimin e tyre atehere tek dera i pret prokuroria me policine per ti shoqeruar ne qelite e burgut te Tiranes.  Dhe kur çështja të shkojë në gjykatë sipas kodit penal, ata rrezikojnë nga një deri në tre vjet burg për dëshmi të rreme, nga një deri në katër vjet burg për kanosje për dhënien e dëshmisë së rreme dhe nga gjobë deri në një vit burg për gënjeshtër para prokurorit.

SHKARKO APP