Çfarë konsumojmë, produkte që nuk dihet prej sa kohësh kanë skaduar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur një rrjet të njohur supermarketësh në kryeqytet pasi është konstatuar se tregtoheshin produkte ushqimore jashtë standarteve.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt të licensuar për tregtimin e produkteve ushqimore, pjesë e një rrjeti të njohur marketesh në vend, inspektorët e AKU Tiranë konstatuan se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit dhe vendin ku e ushtron atë gjithashtu kishte mangësi në etiketimet e produkteve dhe nuk dispononte një sistem funksional gjurmueshmërie. Për më tepër nga ana e inspektorët u konstatua se disa produkte si sallam, proshutë dhe salmon tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit” njofton AKU.

Në përfundim të kontrollit zyrtar, në zonën e Bllokut u morën këto masa:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Masë administrative “Gjobë” me vlerë 300,000 (treqind mijë) lekë për nxjerrje në treg të ushqimeve përtej afatit të përdorimit,

Swiss Digital Mobile Reklama

-Masë administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 (dyqind mijë) lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

– Masë administrative “Gjobë” me vlerë 1,000,000 (një milion) lekë, për mungesë të licencimit për kategorinë II.1.B (licenca për veprimtaritë me kodin II.1.B kërkohet për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së shitjes dhe ka të bëje me kritere të posaçme si: përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit),

-Masë administrative “Bllokim” për produktet të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit sebashku me detyrimin e subjektit për asgjwsimin e tyre sipas procedurës të përaktuar nga ligji dhe njoftimin e AKU për të siguruar prezencën e inspektorëve të saj në procesin e asgjësimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?