Çfarë mendon për shembjen e Teatrit Kombëtar ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango

Ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango i ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma foli për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Pangos përderisa Teatrit i është hequr statusi, ligjërisht nuk ka më mbrojtje, por sipas tij mungojnë argumentat se pse u hoq ky status.

Betinj Njuma: Çfarë mendoni për shembjen e Teatrit Kombëtar?

Ylli Pango: Ai ka qenë monument kulture dhe i është hequr statusi si monument kulture vjet. Pra po ta marrësh nga ana ligjore  çdo njeri mund të operojë kështu. Nëse çdo monument kulture ekziston mund t’i heqësh statusin dhe ai pastaj nuk është më i mbrojtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Betinj Njuma: Si shpjegohet një gjë që ka qenë monument kulture befas një ditë nuk është më?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ylli Pango: Që të bëhet monument kulture plotësohen disa kritere dhe nëse është bërë monument kulture ka pasur argumenta që është bërë monument kulture. Unë me sinqeritet nuk e di cilat janë argumentat që i është hequr statusi si monument kulture. Mund ta pranoj faktin që është një ndërtesë që nuk përfaqëson ndonjë mrekulli arkitekturore, por nga ana tjetër duke qenë e vjetër dhe përfaqësuese e një periudhe të caktuar lind debati i specialistëve, të cilët thonë se mund të ruhet edhe thjesht për vlerat historike. Pra diskutimi shtrohet këtu, përderisa është hequr statusi ligjërisht ajo nuk ka më mbrojtje, por puna është kush janë argumentat që është hequr statusi?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?