Çfarë nënkuptonte shprehja e kryeministrit “Të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit deri ushtarak”?!
Kryeministri Rama doli sot (e martë) në konferencë dhe foli për pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë, të cilat do të japin interferime edhe në Shqipëri. Kryeministri paralajmëroi me një gjuhë të kujdesshme rritje të tjera të çmimit të naftës, por edhe të mallrave të tjera. Po kështu alarmi kryeministror lidhet edhe me energjinë elektrike që jo vetëm do të rritet çmimi por do të ketë shkurtime të furnizimit.
“Dua ta theksoj shumë qartë çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Nuk është qeveria në tregun e lirë në një vend qe e ka zgjehur prej 32 vitesh tashmë, është tregu. Dhe natyrisht që tregu është super i ndjeshëm. Evropa ka hyrë në luftë. Ushtarakisht lufta zhvillohet mes një agresori dhe një vend nën agresion, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që zhvillojnë agresionin. Duhet të jemi të vetëdijshëm që në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë. Jemi në të njëjtat kushte të të panjohurës siç ishim me luftën tjetër, me pandeminë, ku nuk e dinim kohëzgjatjen. E njëjta gjë është sot. Përgatitemi për disa skenarë. Për këtë arsye kemi vendosur të ngremë komitetin special dhe jemi ulur qysh në ditën e parë për të përgatitur skenarët e mundshëm, nga më të thjeshtët te më të vështirët”, deklaroi Rama.
Por një shprehje e Edi Ramës, e thënë si pa dashje, ka krijuar komente të ndryshme dhe dyshime se çfarë di shefi i qeverisë shqiptare kur tha: “Të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit deri ushtarak, si pjesë e këtyre vendeve që po bëjnë të njëjtën përpjekje. Qëllimi është të mbrohemi”.
Pra nga se të mbrohemi ushtarakisht?! Ka informacione nga shërbimet sekrete se mund të kemi goditje nga Rusia? Apo pse e tha atë togfjalësh?
Sipas agjensisë së lajmeve ruse Tass, Presidenti Putin e ka futur Shqipërinë në “listën e zezë”, pas qëndrimeve të Tiranës zyrtare.
KOHA JONË SONDAZH

