Cfarë përmbante zarfi i SHISH për persona të rrezikshëm?

Alarmin më të madh për rreziqet në mitingun e sotëm të opozitës e krijoi njoftimi se Shërbimi Informativ Kombëtar njoftoi zyrtarisht policinë se në mes të demonstruesve do të ketë njerëz të rrezikshëm me precedent penal që mund të provokojnë turmat.

Policia e mori seriozisht njoftimin dhe kishte blinduar kryeqytetin, ndërkohë që nuk vrejti ndonjë shqetësim serioz.

Burime nga SHISH që kanë hartuar raportin, bëjnë fjalë në fakt për një lidhje të një grupi njerëzish nga Fushëkruja, të afërm me Bamin, të cilët kishin kontaktuar dy ditët e fundit me një zyrtar të lart të Policisë Bashkiake në Tiranë i cili dikur ka shërbyer në Fushë-Krujë. Raporti detajon bisedat e këtij zyrtari dhe përbetimet e këtij grupi njerëz që do të „bënin namin“ në Tiranë ditën e enjte.

Në të vërtet nuk pati asnjë shqetësim dhe megjithëse policia i mbajti në mbikqyrje ata nuk kanë pasur asnjë shenjë se do vepronin.

Mitingu përfundoi pa incidente dhe duket se dhe zyrtari i larti i Bashkisë që u muar me ta, nuk ishte aktiv në kontakte dje dhe sot.

SHKARKO APP