Çfarë po blejmë? Ushqime të skaduara shiten hapur

Çdo ditë në Shqipëri skadojnë me qindra ton ushqime. Ligji i detyron bizneset që ushqimet e skaduara t’i depozitojnë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), i cili duhet t’i asgjesojë ato.

Por çfarë ndodh në të vërtetë?

Ushqimet e skaduara hiqen nga raftet e supermarketeve të mëdha dhe shiten më një çmim më të lirë në dyqanet e qyteteve dhe fshatrave, ku më pas konsumatori i merr ato. Disa i blejnë për shkak të shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe disa të tjerë prej mungesës së informacionit se çfarë shkaktojnë këto ushqime në organizmin e njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa ushqime që Top Channel i mori në dyqanet e Laçit dhe Fushë-Krujës kishin skaduar dhe në disa të tjera nuk është shënuar fare data e skadencës. Edhe pse shitësit e dinin që ishin duke tregtuar ushqime jo cilësore, përsëri ata ia shërbenin konsumatorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?