Çfarë po ndodh? FNSH-ja kontrolle të shumta në hyrje të qytetit të Vlorës
Këtë të mërkurë, FNSH ka nisur një fushatë të rëndësishme për kontrollin e automjeteve dhe personave në hyrjen e qytetit të Vlorës. Ky veprim është pjesë e përpjekjeve për të forcuar sigurinë publike dhe parandalimin e krimeve.
Kontrollet e imtësishme janë përqendruar kryesisht në automjetet luksozë dhe ato me xhama të zinj. Burime zyrtare bëjnë të ditur se forcat operative po kryejnë kontrolle të përqendruara, veçanërisht për persona të dyshimtë ose atyre që dyshohet se mund të qarkullojnë me armë të ftohta.
Qëllimi kryesor i këtyre kontrollit mbetet identifikimi i rreziqeve potenciale dhe sigurimi i qytetarëve. Megjithatë, nuk ka ende informacione të detajuara për persona të shoqëruar ose të ndaluar gjatë këtyre operacioneve.