Çfarë po ndodh me PD? Dyrnjaja: Salianji i ka hyrë një aventure

Analisti Denis Dyrnjaja e quan aventurë nismën e ndërmarrë së fundmi nga Ervin Salianji për riorganizim dhe hapje të Partisë Demokratike. Për të përballja me Berishën për kreun e partisë do të pasohet nga dështimi, pasi kryetari historik i partisë nuk ka asnjë figurë që e sheh si pasardhës.

”Salianji është i disati në radhë që i hyn kësaj aventure. Ai nuk është shumë i dhënë pas asaj që do t’i krijojë dështimi. Ai është serbes, e ka tentuar këtë edhe me çështjen Babale. Ky njeri u hyn aventurave. Njeriu nuk e hedh kot investimin se del një ditë një tip si Salianji.

Berisha Salianjit nuk ia lë në botë PD-në. Po dëgjoja leksikun e Berishës, që thoshte “kanë qenë me pushime, nuk kanë dalë në fushatë”. Kaq i duhet bazës. Kjo është komanda. Unë nuk besoj që Berisha ka figura të preferuara. Berisha e ka konsumuar besimin për të deleguar besim te njerëzit poshtë tij. Përveç Tritan Shehut që nuk e kuptoj arsyen pse i ka qëndruar besnik kaq gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mendoj se ka një figurë që Berisha e sheh si pasardhës. Mund të futen në lojë traditat e familjeve politike. Nuk e di nëse ky është rasti i Berishës, por mendoj se nuk ka një pasardhës në kokën e tij. Berisha i luan gjërat sipas interesit. Nesër mund të bëhet prapë hero Salianji. Kujtoni çfarë ka thënë Sali Berisha për Ilir Metën. Dhe Meta për Berishën. Tani janë në fazë dashurie politike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?