Çfarë po ndodh në Rinas? Njoftim për anulimin e disa fluturimeve
Disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali.
Sipas njoftimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, anulimet kanë prekur linjat ajrore drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.
Autoritetet e aeroportit bëjnë me dije se janë në koordinim me kompanitë ajrore dhe institucionet përkatëse për të ndjekur zhvillimin e situatës dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.
Ndërkohë, udhëtarëve që kanë planifikuar fluturime drejt ose nga Italia u bëhet thirrje të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive ajrore për të marrë informacionet më të fundit mbi statusin e udhëtimeve të tyre.
Njoftimi i plotë
Për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali, disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme.
Anulimet kanë prekur fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.
Pasagjerët që kanë planifikuar udhëtime drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimeve.
Siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve mbeten prioriteti ynë kryesor.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!
TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT
Nënë Tereza


