Çfarë po ndodh përtej dyerve të mbyllura në Dajt?

Albert Vataj

Përtej dyerve të mbyllura është diçka që mbetet e hapur për opinionin publik, për ata që vrasin mendjen se çfarë po ndodh në të vërtetë në Dajt, atje ku Kryeministri Rama ka thirrur në raport, llogaridhënie krejt qeverinë qendrore dhe vendore.

Mazhoranca mbetet 10 hapa para PD, sepse Berisha dhe Opozita nuk janë solide dhe akoma nuk kanë zgjedhur emrin kandidat për kryeministër, duke mbetur prapë te Berisha si kandidat për shef qeverie. Njerëzit opozitarë me Ramën, por jo solidarë me Berishën, kërkojnë një tjetër kandidat për kryeministër; ata duan ndryshim epokal por ndryshimi nuk vjen përseri me Berishën, që duhet pranuar se PD-ja pa atë si lider është e mbaruar. Por nuk mjafton, duhet që pjesa gri të dalë në votime, ata nuk dalin për Saliun.

Ndërkohë PS dhe Rama nuk ndalojnë asnjë dekikë. Ata punojnë dhe kanë objektiv të marrin 1 milionë vota ose 200 mijë me shumë se në vitin 2021.

Ndaj në fokus të takimit është analiza e punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim, aksioni politik i Partisë Socialiste për një fuqizim të veprimtarisë së saj partiake, bashkërenduar nga ajo qeveritare, do të paraprijnë dinamikën e zhvillimeve me rëndësi politike.

Ndërsa më 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të bëhet edhe një ristrukturim i thellë i strukturave të partisë, duke përfshirë konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë të qarqeve.

Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së.

Ndoshta është ende herët për të marrë vesh se çfarë po ndodh përtej “dyrve të mbyllura” të takimit në Dajt të anëtarëve të kabinetit qeverisës dhe drejtuesve të organeve të varësisë dhe kryebashkiakëve.

Por ajo që dihet tashmë është se mazhoranca nuk toleron as kohë, as kapacitete për t’i shndërruar ato në potenciale për të garantuar vijimsi të pretendimeve të saja politike, përkundër një opozite apatike dhe të kapur pas fantazmë së Berishës si e vetmja zgjidhje.

Edi Rama nuk mposhtet me Sali Berishën, ndaj ose duhet një emër  i jashtëzakonshëm nga radhët e opozitës, gjë nuk ka gjasa të gjëndet sa kohë komandon Berisha ose duhet një “Ramë” tjetër përballë tij. Por për dreq ky Edi Ramë ha dhe çdo sozi të tij!

 

 

SHKARKO APP