Çfarë po planifikon PD? Berisha kërkon aksion më të ashpër në Parlament
Në mbledhjet e grupit parlamentar, Kryesisë dhe Sekretariatit të PD-së është diskutuar për intensifikimin e aksionit opozitar. Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar masën ndaj drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hysenit, si faktim të akuzave që PD ka bërë ndër vite ndaj kësaj strukture.
Ai nuk ka dhënë detaje konkrete për aksionet e ardhshme në Parlament apo protesta, por ka kërkuar riorganizimin e demokratëve dhe rikthimin e deputetëve në bazë për të forcuar kontaktin me militantët dhe mbështetësit.
Diskutimet kanë përfshirë mundësinë e një aksioni më të ashpër opozitar, ndërsa ky proces pritet të lidhet edhe me përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027 dhe përcaktimin e kandidatëve për bashkitë.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4232

