Çfarë presin qytetarët kuksianë nga këto zgjedhje të pazakonta?

Pa shumë bujë mediatike, në Kukës ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 23 shtatorit që do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit. Stafet elektorale të PS dhe koalicionit opozitar bashkë fitojmë kanë nisur takimet për të bindur qytetarët të votojnë kandidatët e tyre.

Çfarë presin qytetarët kuksianë nga këto zgjedhje të pazakonta për ta që ripërsëriten 4 muaj pas atyre të 14 majit? Pavarësisht orientimeve të ndryshme, qytetarët i bashkon shpresa që presin diçka më të mirë.

Zgjedhjet u vendosën të përsëriten, pasi kryetari i zgjedhur në votimet e 14 majit Safet Gjici u arrestua pas publikimit të një video intime në zyrën e tij.

SHKARKO APP