Çfarë pritet të ndodhë në shtator, paralajmëron Alimehmeti: Vjeshta dhe dimri janë prova e zjarrit, jo vera

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një interviste të dhënë për televizionin FaxNews analizoi situatën epidemiologjike në vend, ku theksoi se incidenca e infektimeve është me të vërtet e ulët, por virusi është ende prezent.

Alimehmeti theksoi se rënia e shifrave është normale gjatë stinës së verës dhe pritet shtatori për të parë nëse do të kemi një valë të tretë ose jo.

Mjeku shprehet se mundësia e një vale të tretë, të cilën ai e cilësoi si prova e zjarrit të shtatorit, do të varet nga shifrat e personave që e kanë kaluar virusin (studim të cilin Shqipëria nuk e ka), por dhe nga shifrat e shtrirjes së vaksinimit në popullatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo varet shumë nga dy elemente, e para sa përqind e njerëzve e kanë kaluar dhe ne nuk e kemi këtë të shifër të saktë por e kemi me të dhëna indirekte. Një tjetër e dhënë indirekte do na vi nga Kosova pasi aty po bëjnë një studim të tillë. Duke kujtuar se shumica e turistëve që do të vijnë në verë janë nga Kosova dhe kjo do të na japë në të dhënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të varet nga gjithashtu nga numri i të vaksinuarve. Ju i dini shifrat e vaksinimeve, janë publike dhe plani sa pritet të vaksinohen.

Gjithë ideja është të jetë sa më i lartë ky numër pr t’i bërë ballë stinës së vjeshtës dhe dimrit. Vjeshta dhe dimiri janë prova e zjarrit jo stina e verës. Në stinën e verës shifrat do të bien.

Rreziku është për shtatorin, por edhe për këto ditë se ka rreth 20 bashkombas tanë të cilët rezultojnë të infektuar.

Bëhen 3 mijë teste në ditë dhe rezultojnë 20 të infektuar, çka do të thotë se incidence me të vërtetë është tepër e ulët, por po të shihni me kujdes të dhënat incidenca është më e lartë në zonat dhe bashkitë e largëta.

Vala e parë preku Tiranën, vala e dytë preku qytetet e tjera dhe tani vala tretësore po prek bashkitë e largëta si Puka, Librazhdi, të cilat dhe nga të dhënat rezultojnë me incidencën më të lartë aktuale”, tha Alimehmeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?