Çfarë sekuestroi policia në shtëpinë e Tom Doshit?

Për rreth 30 minuta policia ushtroi kontroll në banesën e deputetit Tom Doshi, ku mësohet se ka sekuestruar një USB, një kompjuter dhe disa sende të tjera personale të deputetit Doshi. Megjithatë nuk ka ende konfirmim zyrtar. Një prej avokatëve të Doshit, Ferid Muca, që ndodhej para Drejtorisë së Policisë Tiranë, i pyetur nga gazetarët nuk ka pranuar të komentojë rreth asaj cfarë është sekuestruar nga policia. Por ai theksoi se urdhër ndalimi i Prokurorisë është në kundërshtim me ligjin. 

“Prokurori i Përgjithshëm duhet t’i bënte kërkesë Gjykatës së Lartë për caktimin e masës së arrestit. Ka një tendencë për të kryer veprime të paligjshme. Policia ishte korrekte në veprimet e saj. Por policia ka ardhur në shtëpine e Doshit dhe ka ushtruar një kontroll të paligjshëm. Ne do të paraqesim menjëherë para Gjykatës së Lartë, kërkesën për të shpallur të paligjshëm urdhërin e ndalimit”,- tha Meçe. Më tej ai është shprehur se policia nuk ka gjetur asgjë të paligjshme në banesën e Doshit. Për kontrollin policor është mbajtur edhe një procesverbal, të cilin avokatët nuk e gjykojnë të arsyeshme t'ja vënë në dispozicion medias.  

SHKARKO APP