Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 11:02 Hoxha nga Brukseli: Veprimi ndaj minave në Ukrainë, parakusht për rindërtimin dhe jo thjesht angazhim humanitar Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha mori pjesë në Bruksel në Konferencën e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë 2026, ku theksoi se pastrimi i territoreve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë shkruan Stefan Zweig në letrën e lamtumirës dhe si u gjet i vdekur me bashkëshorten, 23 shkurtin e vitit 1942

Aktualitet E diel, 23 Shkurt 2025 08:33
Çfarë shkruan Stefan Zweig në letrën e lamtumirës dhe si u gjet i vdekur me bashkëshorten, 23 shkurtin e vitit 1942
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Mëngjesin e 23 shkurtit të vitit 1942, dhoma e gjumit, e marrë me qira nga dy bujtës në Gonçales Dias 34, në Petropolis, Brazil qëndroi e mbyllur deri pak para masditës. Personeli i shqetësuar njoftoi policinë, e cila shpërtheu derën duke gjetur të pajetë mbi shtrat një burrë dhe një grua. Ky i vdekur ishte shkrimtari me origjinë austriake, i cili sapo kishte marrë nënshtetësi angleze, Stefan Cvajg, dhe bashkëshortja e tij, Elisabet Charlotte. Çifti Cvajg kishte emigruar në Brazil pasi ishte tronditur nga ardhja e nazizmit ne fuqi dhe nga fitoret e përbinshme të kësaj makine gjakatare.

Në shtypin e kohës, që i referohet raportit të policisë për ngjarjen, ndër të tjera shkruhet: “Zyrtarët gjetën një burrë të shtrirë në kurriz, të veshur plotësisht me një kostum. Me këmishë ngjyrë kafe gështenjë, kravatë të zezë dhe me kilota ngjyrë të zeza në kafe… Zonja kishte veshur një kombinezon me lule, krahu i majtë rrokte gjoksin e bashkëshortit. Mbi skrivaninë jashtëzakonisht të rregullt ishin vendosur letrat e lamtumirës me pullat e ngjitura, lapsat ishin mprehur, librave të marra hua u kishte lënë një shënim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mbi skrivani u gjet gjithashtu një shkrim drejtuar kryetarit të Bashkisë së të qytetit të Petropolisit me titullin “Declaroçao”, në të cilën shkruhej:

“Përpara se të ndahem nga jeta me vullnet të lirë dhe me mendje të kthjellët, shtyhem të përmbush një detyrë të fundit: të falënderoj nga zemra këtë vend të mrekullueshëm, Brazilin, që më dha mua dhe punës sime një pushim shumë të mirë e mikpritës. Nga dita në ditë kam mësuar ta dashuroj më shumë këtë vend dhe askund nuk do ta kisha rindërtuar më me dëshirë jetën nga e para, pasi për mua bota e gjuhës sime ka perënduar dhe atdheu im shpirtëror, Evropa, po shkatërron vetveten. Por pas gjashtëdhjetë vjetësh nevojiten forca të veçanta për të filluar edhe njëherë nga e para. Kurse forcat e mia janë dërrmuar nga vitet e gjata të shtegtimit nëpër botë. Kështu që më duket e drejtë ta mbyll në kohën e duhur dhe me një qëndrim të drejtë një jetë, për të cilën puna shpirtërore ka qenë gjithmonë gëzimi më i kulluar dhe liria personale, mirësia më e madhe e kësaj toke. Përshëndes të gjithë miqtë e mi! Uroj që ata të kenë fatin të shohin përskuqjen e agimit pas natës së gjatë! Unë, si shumë i paduruar që jam po u paraprij!”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– përfundon letra e lamtumirës së Cvajgut.

Vetëvrasja e çiftit Cvajg është një nga ngjarjet më të bujshme. Jo pak njerëz e quajnë këtë lajm si një “shaka”. Tomas Man, një nga miqtë e tij të mirë shkruante: “A duhej t ‘i jepte ai armikut të betuar këtë kënaqësi” duke shtuar se “njëri nga ne dorëzohet përpara ripërtëritjes së tij të dhunshme botërore”…

Mund t'ju interesojë

Hoxha nga Brukseli: Veprimi ndaj minave në Ukrainë, parakusht për rindërtimin dhe jo thjesht angazhim humanitar

Hoxha nga Brukseli: Veprimi ndaj minave në Ukrainë, parakusht për rindërtimin dhe jo th...

Para 1 minute
Plarent Ndreca shkon në GJKKO, zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun Veliaj

Plarent Ndreca shkon në GJKKO, zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun Veliaj

Para 9 minutash
Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Para 23 minutash

Në letrën e tij të lamtumirës drejtuar botuesit të tij brazilian, Koogan, ai e kishte lënë amanet t ‘i bëhej një varrim i thjeshtë, e pa bujë, por qeveria braziliane, e cila nuk kishte dijeni për këtë dëshirë e quajti si detyrën e saj që Stefan Cvajgun, shkrimtarin e famshëm botëror dhe mikun e Brazilit ta nderonte siç i takonte: me një varrim kombëtar. Më 24 shkurt të 1942-it të dy arkivolet e hapura të Cvajgut dhe të gruas së tij, Lottes, të zbukuruara plot me lule ishin vënë në shkollën e mesme të Petropolisit. Kryetari i Akademisë së Letërsisë, Carauta de Souza, mbajti një fjalim para një rrethi të shquar shoqëror, ndër të cilët merrnin pjesë edhe Presidenti i shtetit, Vargas, ministra, gjeneralë, publicistë, artistë profesorë. Më pas, kortezhi i përmotshëm kaloi nën diellin rrëzëllimës nëpër rrugët e qytetit të mbushura me njerëz në të dyja anët. Arkivolin e Cvajgut e mbanin tetë shkrimtarë, pas tyre vinin rabinët, të cilët kishin ardhur nga Rio De Zhaniero. Rreth 400 mijë njerëz u dyndën rrugëve, të bardhë, mulatë, zezakë, indianë. Dyqanet u mbyllën vetiu. Ngado shihje njerëz me lule në duar që shoqëronin vazhdarin dhe kambanat e Petropolisit u bashkuan me kumbimin e përmotshëm. Carneiro, kryetari i Akademisë së Shkencave përpara varrit të hapur të çiftit Cvajg ndër të tjera tha: “Sikur ai të kishte qenë vetëm pak më sqimatar me siguri do të kishim pasur mundësi ta shpëtonim dhe do të na e kishte kursyer këtë dhembje”.

Ishte një pritshmëri, megjithëse përshumë bashkëkohës kjo ikje u përpoq të vishej me eufemizma. Gjithsesi, ky shterrim së gjalli i këtij gjeni të penës dhe ky dimension i mendimit do të ishte një fakt i pamohueshëm dhe një yshtje pikëllimi për gjithë botën e magjepsur nga fjala dhe pena e Stefan Cvajg.

Kurrkush deri asokohe, nuk ka mundur që nëpërmjet fjalës të depërtojë aq thellë, që nëpërmjet ligjërimit të tij magjik dhe të pashoq, të bëjë për vete miliona lexues, të përlotë sy dhe të thyej zemra.

(Mbidoza fatale që solli vdekjen e çiftit Cvajg është “Barbiturates”. Ky preparat bën pjesë në familjen e barnave që rrjedhin nga acid barbituric dhe përdoreshin zakonisht si qetësues. Ka ndikim të shpejtë në sistemin qendror nervor dhe prodhon një model të gjerë të efekteve, nga qetësimi i butë deri në anestezi të plotë. Shkencërisht ky preparat ka një potencial të lartë të varësie, Ky qetësues vdekjeprurës u zbulua për herë të parë më 4 dhjetor 1864 nga studiuesi gjerman Adolf von Baeyer. Vlerën e vërtetë të këtij preparati e njohin në vitin 1903. Dy kimistë gjermanë që punojnë në Bayer, Emil Fischer dhe Joseph von Mering eksperimentojnë duke përdorur si kavie një qen. Në atë kohë barbital merr një tjetër emër dhe quhet nën emrin tregtimit “Veronal”. Thuhet se Von Mering propozuar këtë emër për shkak se vendi më i qetë për dijen ishte qyteti italian i Verona.)

Etiketat e lidhura

albert vatajStefan Zweig
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hoxha nga Brukseli: Veprimi ndaj minave në Ukrainë, parakusht për rindërtimin dhe jo thjesht angazhim humanitar
Para 1 minute

Hoxha nga Brukseli: Veprimi ndaj minave në Ukrainë, parakusht për rindërtimin dhe jo thjesht angazhim ...

Tjetër dënim me burg për Hashim Thaçin në Hagë, shpallet fajtor për “pengim të drejtësisë”
Para 5 minutash

Tjetër dënim me burg për Hashim Thaçin në Hagë, shpallet fajtor për “pengim të drejtësisë”

Plarent Ndreca shkon në GJKKO, zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun Veliaj
Para 9 minutash

Plarent Ndreca shkon në GJKKO, zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun Veliaj

9 humbje në 10 ndeshjet e fundit, Serbia ka prekur fundin dhe është në nivelin e … San Marinos
Para 9 minutash

9 humbje në 10 ndeshjet e fundit, Serbia ka prekur fundin dhe është në nivelin e … San Marinos

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 14 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 20 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 12 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 12 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.