“Çfarë shteti është ky?”, PD: Rama thotë faturat do i paguani me dhunë se më duhen lekët…ama qiratë mos i paguani

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama se disa biznese te caktuara nuk do të paguajnë qira.

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti shkruan në “Twitter” se kur vjen puna tek pagesat e faturave të dritave, apo të ujit kryeministri Rama nuk toleron se i duhen lekët por qiratë thotë mos i paguani.

“Qira mos paguani ama drita dhe ujë po. Çfarë shteti është ky? Kur vjen puna te faturat Rama thotë me dhunë do t’i paguani se më duhen lekët…ama qiratë mos i paguani!” shkruan Teliti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama tha sot se do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar që e kanë ndaluar punën për shkak të koronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?