“Çfarë të bëj, të mbytem”, shpërthen në lot e moshuara në Durrës: S’më kanë dhënë çadër, sepse na shohin pleq

Lëkundjet e tërmetit të fortë kanë nxjerrë në qiell të hapur shumë familje në Durrës dhe në Thumanë. Shumë prej tyre janë akomoduar në çadra në stadiumin e qytetit bregdetar në “Niko Dovana”, ndërsa ka edhe prej atyre që tregojnë se nuk janë pajisur me çadra, por as me batanije.

"Çfarë të bëj, të mbytem”, shpërthen në lot e moshuara: S’më kanë dhënë çadër, sepse na shohin pleq

Një e moshuar ka treguar për “News24” dhe “BalkanWeb” se edhe pse ka kërkuar ndihmë, ajo nuk është pajisur me çadër, ndërsa tregon edhe arsyet se pse ajo u refuzua.

“Kam që në mëngjes këtu dhe nuk kam marrë asgjë, vetëm një bidon ujë. Më thonë je pa çadër. Regjistrimin e kam bërë. Djali është në Greqi dhe unë jam këtu me plakun, edhe kam edhe çupën me dy djem, vet e pesta përjashta. S’më kanë dhënë, sepse na shohin pleq. Një batanije për të fjetur nuk paska?! Plot vijnë dhe plot i shikojmë, shkojmë aty ku shpërndahen dhe më thonë: ikni ikni ju që nuk keni çadra. Nuk paska një batanije 10 mijë lekë për mua. Çfarë të bëj unë, të mbytem unë”-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?