Çfarë tha shefi i Interpolit në momentin e arrestimit

Artan Bajraktari ka treguar se përse e kishte mbajtur të fshehtë kërkesën e Interpolit belg për arrsetimin e deputetit të mazhorancës, Mark Frroku. Pas arrestimit nga SHKB, ai mësohet se ka dhënë detaje mbi arsyet e këtij veprimi. Po t’i referohemi ish kryeministrit Berisha, që citon burime të besueshme, Bajraktari u ka thënë hetuesve se ai e kishte informuar Artan Didin dhe vetë Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se në zyrën e tij kishte mbërritur kërkesa nga Belgjika për arrestimin. Por ai e ka mbajtur atë të fshehtë. Nuk është e qartë nëse Bajraktari i ka informuar Didin e Tahirin përmes shkresave zyrtare apo vetëm verbalisht. Sipas Berishës ata i kanë thënë ta bllokojë kërkesën, ndonëse ajo i është dërguar dy herë brenda muajit janar. Fakti që shkresa nuk u është përcjellë organeve, duke konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, e çoi në pranga Bajraktarin. Por fakti tjetër që Didi u dorëhoq menjëherë pas arrestimit duket se ka të bëjë me deklaratat e Bajraktarit pas arrestimit. Veç ish kryeministrit Berisha, edhe disa burime të tjera të policisë bëjnë me dije se Bajraktari ka pohuar që e ka vënë në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për kërkesën e belgëve dhe se ka qenë ai që i ka kërkuar të mos e publikonte atë. Përmendja e emrit të Didit nga shefi i arrestuar tashmë i zyrës së Interpolit e implikon atë në këtë ngjarje. Por deri tani nuk ka të dhëna zyrtare të përfshirjes së Didit në hetime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?