“Channel One” kap 300 milion lekë tendera të paligjshëm tek Komisioni i Prokurimit Publik

 

 

Komisioni i Prokurimit Publik është një institucion që zyrtarisht e ka për detyrë të luftojë korrupsionin. Por Channel One pas një investigimi të shtrirë në 5 muaj dhe konsultimi me zyrë ligjore sjell prova të abuzimit dhe dhënies së tenderave kompanive që nuk kanë ofruar çmimet më të favorshme. Për pasojë dëmi i shkaktuar taksapaguesve shqiptarë nga vendime të tilla arbitrare të marra në mbledhje të dyshimta dhe jo transparente I kalon disa dhjetra miliardë lekë

Gjatë muajve të hulumtimit të punës së këtij institucioni Channel One është përpjekur vazhdimit të komunikonte me kreun e institucionit Gentian Kërri. Me arrogancën tipike që e karakterizon një institucion të zhytur në afera për të cilat kompanitë pjesëmarrëse thonë se janë të dyshimta dhe korruptive, z.Kërri ka refuzuar të japë shpjegime, edhe pse transparencën e ka detyrim ligjor.

Channel One disponon vendime që janë prova të gjalla të abuzimeve dhe papërgjegjshmërisë të institucionit të z.Kërri, në dëm të parave publike të shqiptarëve.

Këto që shihni janë vetem disa prej vendimeve që kanë kaluar pa të drejtë tendera miliarda lekë nën firmen e shefit të të KPP-së.

PROVA2-1

Prova e parë:

Autoriteti kontraktor, Ministria e shendetësisë i jep me koncension operatorit ekonomik Servizi Italia tenderin me vlerë totale 9.657 000 000 leke. Behet ankimim nga bashkimi i operatorëve ekonomike Action Laundry shpk SSI shpk Mario Gugliemo shpk dhe Brema Ambiente dhe në fund Gentian Kërri vendos…

Të kthejë tarifen e paguar nga bashkimi i operatorëve ekonomike Action Laundry shpk SSI shpk Mario Gugliemo shpk dhe Brema Ambiente vlerën e 400 milion lekëve të vjetra.

Ndërkohe që ky operator nuk është kualifikuar, gjë që përbën shkelje të rregullores së brendshme të këtij institucioni. Në serinë e shkeljeve të ligjit me të cilin operon ky institucion duhet përmendur edhe anashkalimi I një prej antarëve të KPP.

KPP për këtë tender, është në kundërshtim me rregulloren e brendshme pasi nuk ka respektuar afatin 7 ditor pas ardhjes së ankesës për zhvillimin e procedurës

Po sipas rregullores vendimi duhet të dalë brenda 20 ditësh, ndërkohë që në këtë rast kjo ka ndodhur në 90 ditë, për aryse që vetëm vendime arbitrare si këto të z.Kërri mund t’i justifikojne.

PROVA2

Prova e dytë:

Një tjetër vendim në vijim të shumë të tjerave që kanë shkelje është ai me, Nr- 320 dt 20. 05. 2015. Autoriteti kontraktor për këtë tender është Ministria e Arsimit, objekti, sherbim interneti në sistemin arsimor parauniversitar për vitin 2015.

Vetë autoriteti kontraktor, në këtë rast ministria e Arsimit dhe sportit i ka skualifikuar të dy pjesëmarrësit, që kanë hyrë në tender, duke mos patur fitues, por Komisioni i Prokurimit Publik, detyron Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit të lidhë kontratë me një nga kompanitë e skualifikuara saktësisht me bashkimin e operatoreve ekonomike, ABS shpk, dhe ABCOM.

Komisioni i Prokurimit nën drejtimin e z.Kërri nëpërmjet këtij vendimi hedh poshtë kërkesen e ministrisë së Arsimit për të skualifikuar këtë kompani duke e nxjerre keshtu të vetmen në konkurim dhe automatikisht fituese.

Nuk ka asnjë shpjegim se përse fituesit e skualifikuar për ministrinë e Arsimit ia kanë mbushur mendjen institucionit të z.Kërri, për t’ia dhënë tenderin të refuzuarve të një tjetër institucioni të shtetit shqiptar. Sërish dyshimi për abuzim kthehet në akuzë të rëndë.

Jo pa qëllim, në argumentin e saj, ministria thotë se ky bashkim kompanish ka mungesë dokumentacioni pasi njëri prej administratorëve ka kërkuar të jetë përfaqësues ligjor i të dy kompanive por qe nuk e ka një tager të tillë. Ky vendim është kundërshtuar edhe nga vetë anëtaret e KKP, nëpermjet mendimit kundër, por që nuk është bërë publik nga zyra e Gëntian Kërrit.

PROVA3

Prova e tretë
Vendim… me Nr. 96 i dt 13.03.2015, ku vërehet: Ankimues, Shpresa al shpk, me objekt, shfuqizimin e komisionit të vlerësimit të ofertave në lidhje me kualifikimin e operatorit ekonomik A V OIL, Komisioni i Prokurimit Publik ka ndryshuar vendimin e autoritetit i cili ka skualifikuar oferten e A V OIL, me një marzh fitimi 4.3% duke kualifikuar oferten më te larte, me marzh fitimi 15.6%.

Ky vendim i shkakton buxhetit të shtetit një dëm 4 herë më të lartë se vendimi i marrë nga autoriteti kontraktor.Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm nga 5 vendimet e devijuara të KPP së Gentian Kërrit arrin në 300 milionë lekë të rinj.

Pas një pritjeje dhe durimi të gjatë për të patur edhe përgjigjen e KKP për këto afera, Channel One nis që nga dita e sotme dhe do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me publikimin e të gjitha vendimeve të dyshuara si abuzive dhe korruptive.

Dhe në emër të transparencës që qeveria e z.Kërri e ka shumë për zemër, mbetemi në pritje për të marrë dhe ndarë me publikun versionin e plotë të KPP për këtë vendime që publikuam sot. Dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut të lartë të vendimeve që kemi në tryezën tonë të denoncimeve.

SHKARKO APP