Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Europian, ja skenarët pas largimit të tij nga posti
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor. Michel planifikon të lërë postin e tij aktual në mes të korrikut, nëse arrin të fitojë në zgjedhje.
Liderët e BE-së do të duhet të bien dakord shpejt për një pasardhës për postin e tij të liruar në Këshill.
Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, kryeministri hungarez Viktor Orbán, vendi i të cilit do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së në korrik, do të drejtonte takimet një rol ndërmjetësi që zakonisht ndërmerret nga presidenti i Këshillit Evropian.