Çifti Obama mbështet Kamala Harris si kandidate për presidente të SHBA-së: Do jetë historike

Pas një heshtje që pasi Biden u tërhoq si kandidat i demokratëve për president, vetëm sot Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle miratuan kandidaturën e Kamala Harris për presidente. Mesazhin çifti Obama ia dha me anë të një telefonate.

“Ne telefonuam për të thënë se, Michelle dhe unë jemi krenar për ju dhe ju mbështesim si kandidate për të hyrë në Zyrën Ovale”, theksoi Barack Obama. Ndërsa për gruan e tij, Michelle, “nëse Kamala zgjidhet do të jetë historike”.

Harris shprehu mirënjohjen e saj për miratimin dhe miqësinë e tyre të gjatë. Obama fillimisht e refuzoi miratimin e Kamala Harris edhe pse Biden, e kandidoi atë si trashëgimtaren të tij të mundshme në Shtëpinë e Bardhë. Besohet se refuzimi i Obamës vinte nga fakti se akoma nuk ishin përcaktuar kandidatë brenda kampit demokrat.

SHKARKO APP