Cigaret kryesojnë importet – Përpara rritjes së akcizës më 1 janar llogariten 5.1 miliardë lekë në 9 muaj

Importet bujqësore për periudhën Janar-Shtator 2018 janë regjistruar në vlerën e rreth 84.8 miliardë lekëve, ku peshën më të madhe e zë sektori i agroindustrisë me një vlerë prej 51 miliardë lekë.  Referuar të dhënave zyrtare  të Ministrisë së Bujqësisë, më pas renditet bujqësia me rreth 19.9 miliardë lekë, blegtoria me 7.2 miliardë lekë dhe peshkimi me rreth 6.7 miliardë lekë importe.

Por ajo që vihet re është se nga e gjithë lista e produkteve të importuara në 9 muaj, është se purot, cigaret dhe cigarillot mbajnë rekord në vlerë, ndër 213 artikuj. Gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në vendin tonë plot 5.1 miliardë lekë cigare.  Megjithëse vlera është në rënie krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me  -5.8 për qind, sërish ka qendruar në toplistën e artikujve më të importuara. Në vlerë sasiore, gjatë këtij viti janë blerë 2.1 mijë ton cigare, puro dhe cigarillos.

Sasia e lartë e importit të këtyre produkteve mund të shpjegohet me faktin se nga 1 janari do të rritet sërish akciza. Dhe shtimi i importit me akcizë të ulët në muajt e fundit të vitit, për të fituar më pas nga shitja e këtyre produkteve vitin e ardhshëm me akcizë të lartë është një praktikë e njohur në Shqipëri. Po ashtu, pavarësisht burimeve të shumta ujore në vend dhe shumë kompanive që operojnë në sektorin e përpunimit, ambalazhimit dhe shitjes së ujit të pijshëm, import i ujërave, ujërave mineral natyralë apo ujerave të gazuar së sërish një vlerë tejet të konsiderueshme, në rreth 4.8 miliardë lekë në 9 muaj, me një rritje prej 5.9 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Importet                 Janar-Shtator 2019

Swiss Digital Mobile Reklama

Agroindustria       51 mld lekë

Bujqësia                19.9 mld lekë

Blegtoria               7.2 mld lekë

Peshkimi              6.7 mld lekë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?