Cikloni i nxehtë prek edhe Ballkanin, temperatura deri në 38 gradë Celsius
Një valë e fortë të nxehti po përfshin Europën Perëndimore, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 10°C mbi mesataren sezonale dhe me mundësi për thyerje rekordesh në disa vende.
Portugalia, Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të përballen me temperatura mbi 30°C gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme, ndërsa në disa rajone të Spanjës termometri mund të shkojë deri në 38°C. Në Paris dhe Londër priten deri në 32°C, ndërsa në jugperëndim të Francës deri në 35°C.
Meteorologët shpjegojnë se fenomeni po shkaktohet nga një “kupolë nxehtësie”, ku ajri i nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut mbetet i bllokuar nën një sistem të fortë presioni atmosferik. Shërbimi meteorologjik francez paralajmëroi se mund të thyhen rekorde historike për muajin maj, ndërsa autoritetet britanike kanë lëshuar alarme për rrezik shëndetësor nga i nxehti ekstrem.
Ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike po ndikojnë që valë të tilla të nxehti të shfaqen më herët, më shpesh dhe me intensitet më të madh në Europë.
KOHA JONË SONDAZH

