Cila vaksinë e Covid-19 është më efektive? Sqaron mjeku Ilir Alimehmeti
E gjithë bota tani është në fazën e procesit të vaksinimit anti-Covid. Duke qenë përpara një fakti të tillë tashmë, shtrohet pyetja, cila nga vaksinat është më efektive që mund të më mbrojë sa më shumë nga virusi?
Sot në shumë vende të botës, përfshirë Evropën vaksinat që po përdoren janë ato të Pfizer/ BioNetch dhe Modernës. Dy kompani që pritet të vaksinojnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, duke përfshirë grupe të ndryshme të riskut.
Rezultatet pas provave klinike që kanë kryer kompanitë tregojnë për një efikasitet më të lartë të Modernës.
I ftuar në “Wake Up”, epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti foli për efektivitetin e këtyre dy vaksinave të Covid-19.
“Është një krahasim që nuk mund ta bëj dot tani, jemi herët dhe ato nuk janë bërë në popullatë në mënyrë të barabartë. Pfizer ka hyrë më shpejt e para dhe në fakt studimi i vetëm që mund të shohim është Izraeli.
Pra, në Izrael ne kemi një 44% të popullatës sot që flasim, që kanë marrë të paktën një dozë dhe janë të gjitha Pfizer. Për sa i përket studimeve duket efektiviteti aty-aty, 94.3% me 94.7%, pra flasin pak a shumë për të njëjtin efektivitet.
Ajo që është e rëndësishme në të dy studimet është se janë studiuar mirë për moshat nga 18, 16 shkon Pfizer, apo 18 Moderna deri te 75 vjeç.
Më pas këtë grupmoshën sipër e ka studiuar më shumë Moderna sesa Pfizer. Për moshën 18-75 vjeç kanë mjaftueshëm të dhëna. Sa do jetë efektive dhe sa do zgjasë mbrojtja, kjo mbetet për t’u parë”, sqaroi ai.