Cilat janë provat e tjera që Tom Doshi dorëzoi sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda?

 

Ka gati një orë që deputeti socialist Tom Doshi ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kjo është paraqitja e tij e gjashtë në këtë institucion. Doshi hyri i vetëm në organin e akuzës, ndërsa në dorë mbante disa dokumente. Deputeti i Shkodrës nuk ka qenë i thirrur nga prokurorët, por është paraqitur vtë, për të depozituar, sipas tij prova të tjera që lidhen me akuzat që ai ka bërë ndaj Ilir Metës. Në paraqitjen e tij të parë në Prokurori, Doshi dorëzoi videon ku shfaqej Durim Bami, i cili rrëfente porosinë që kishte marrë për vrasjen e Doshit dhe Mëhill Fufit. Në ditët në vijim pritet të ketë një ballafaqim mes Doshit, Frrokut, Bamit dhe Fation Skënderit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?