Cilët janë 10 shqiptarët më të shtrenjtë në tregun europian ?

 

Paraqitja e skuadrës sonë përfaqësuese e cila si rrallë herë ndodhet në luftë të plotë për një vend në kampionatin europian, por edhe performancat e dhuruara nga lojtarët me origjinë nga trojet shqiptare në kontinentin e vjetër ja kanë ngritur vlerat dhe emrin flamurit kuqezi në një sport me audiencë botërore si futbolli, por jo vetëm kaq. Portali i njohur gjerman ‘ transfermarket” i cili merret me përllogaritjen e vlerave të futbollistëve në treg, duke u bazuar në gjithçka të mirë shqiptarët po bëjnë, ka ndryshuar edhe shumat për kartonin e lojtarëve me zemër kuqezi, por që jo të gjithë përfaqësojnë shqiponjën dy krenare në arenën ndërkombëtare.

Kështu në vendin e parë ndodhet Xherdan Shaqiri. Mesfushori i Interit vlerësohet 18 milion euro, dhe që nga mbërritje e tij në Milano duket se po pushton zemrat e tifozerisë ziklatër. Pas tij gjendet Granit Xhaka, djaloshi i lindur në Basel i cili po ashtu si Shaqiri përfaqëson Zvicrën, është aktualisht në qëndër të merkatos ku kërkohet nga Bajerni i Mynihut dhe Atletico e Madridit sipas ‘transfermarket’ kushton 13 milion euro, edhe pse Gladbachu nuk e lëshon për më pak se 25 milion. Në pozicionin numër 3 është një kampion bote. Shkodran Mustafi po bën mjaft mirë me Valencian dhe kartoni i tij vlerësohet me shifrën e 12 milion eurove. Më pas janë të renditur Valon Behrami, Adnan Januzaj, Admir Mehmedi i cili aktivizohet me Fraiburgun, Blerim Xhemaili dhe Pajtim Kasami i Olimpiakosit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e 8-të ndodhet lojtari i parë që përfaqëson ngjyrat kuqezi në të gjitha kuptimet, Shkëlzen Gashi. Futbollisti më i mirë aktualisht i përfaqësueses sonë vlerësohet 4.5 milion euro, por me golat dhe gjithçka po bën me Baselin është e sigurt që nëse zviceranët vendosin ta hedhin në treg, shuma e përcaktuar nga “transfermarket” do të amplifikohet në mënyrë të konsiderueshme, në pozicionin numër 9-të është gardiani i portës sonë Etrit Berisha. Sipas portalit gjerman 26 vjeçari kushton 3 milion euro, por me pritjet e mrekullueshme që po kryen, kjo vlerë me shumë gjasa mund të jetë minimumi që dikush duhet të paguajë për aftësitë e tij. Në fund Taulant Xhaka, mesfushori kuqezi nëse një ditë largohet nga Baseli, klubi zviceran do të përfitojë pa diskutim shumë më shumë se sa 2.25 milion euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?