Cilët janë 10 taksapaguesit më të mëdhenj në vend sipas tatim-fitimit

• 28.4 miliardë lekë tatim-fitimi mbledhur gjatë vitit 2020.
• 10 taksapaguesit më të mëdhenj përbëjnë 16% të të ardhurae të buxhetit
• BKT dhe Grupi BALFIN janë dy taksapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri

Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat nga tatimi i fitimit në vitin 2020 ishin 28.4 miliardë lekë, ose 230 milionë euro.

Nga lista e 30 taksapaguesve më të mëdhenj në Shqipëri kemi një vlerë tatim fitimi prej 60 milionë Euro po për këtë vit, ose 26% e totalit.
Ndërsa nëse ndalemi të dhjetë kontribuuesit më të mëdhenj, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) qëndron në krye të renditjes pasi edhe për vitin 2019 ka qene taksapaguesi më i madh i tatim fitimit në vend.

Në vend të dytë renditet Grupi BALFIN, i cili ruan po këtë pozicion që kishte edhe një vit më parë me 6.2 milionë Euro tatim fitimi të paguar në 2020. Kompanitë me kontributin më të madh që janë pjesë e Grupit me aksioner biznesmenin Samir Mane janë: Neptun, QTU, TEG, Spar, Green Coast, Mane TCI, Tirana Bank, Kid Zone (Jumbo), etj.
Në vend të tretë ndodhet Grupi Kastrati, me rreth 4.3 milionë taksa të tatim-fitimit të paguara për vitin 2020. Kastrati është një Grup që ka aktivitete ekonomike në fushën e shitje së hidrokarbureve, në tregun e sigurimeve, në sektorin e ndërtimit dhe atë të mirëmbajtjes dhe menaxhimit te infrastrukturës, sikurse edhet edhe rasti i njohur i koncesionit për menaxhimin e seksionit me pagesë në Rrugën e Kombit.
Në listën e tatim-paguesve më të mëdhenj në Shqipëri ndodhen pothuajse te gjitha bankat e nivelit të dytë, duke dëshmuar se ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet e orientuar ngushtësisht drejt sektorit të shërbimeve, shumë më tepër se sa në atë të prodhimtarisë.

Po të shohim në Top 10, pra listën e dhjetë biznezeve me kontributet më të larta në pagesën e tatim fitimit, përveç të sipërpërmendurave janë konkretisht sipas radhës: BKT, BALFIN Group, kompanitë e Kastrati Group, OSSH, Raiffeisen, Finman Group, One Telecommunications, kompanitë e sipërmarrësit Luan Leka (Conad, EHË, Qafshtama, IBS etj,) Banka Credins, Alb-Building Group.
Tatim fitimi i të gjitha këtyre subjekteve të marra së bashku është për vitin 2020 mbi 26. 8 milionë euro.

Për ta bërë të qartë krahasimin, kjo vlere do të kishte impaktin e ndërtimit çdo vit në vend të rreth 20 shkollave, ose kopshteve apo çerdheve.
Por duhet patur parasysh se bëhet fjalë vetëm për njërën taksë, pra atë të tatim-fitimit, ndërkohë që taksa të tjera si ato mbi sigurimet shëndetësorë dhe shoqërore, e rrisin edhe më ipmaktin që kanë sipërmarrjet e vendit në ekonomi.
Formalizimi i tregut dhe deklarimi i rregullt i tatim fitimit garanton një konkurrencë të ndershme dhe më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit. Në këtë drejtim, organet tatimore kanë ende shumë punë për të bërë në Shqipëri.

10 tatimpaguesit më të mëdhenj në vend

Nr. Emri Kompanise Vlera ne Euro 2020 Vlerat ne Euro 2019
1 BANKA KOMBETARE TREGTARE 10,033,565 9,779,272
2 Balfin Group 6,147,779 6,624,493
3 Shefqet Kastrati Companies 4,296,535 4,861,952
4 OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES 3,768,213
5 RAIFFEISEN BANK SH.A 3,260,590 4,097,306
6 Finman Group 2,258,688 779,436
7 ONE TELECOMMUNICATIONS 1,997,720 703,334
8 Luan Leka Companies (EHË, Conad, IBS, Etj) 1,932,951 1,601,135
9 BANKA CREDINS 1,838,213 1,836,405
10 Alb-Building Group 1,832,219 2,503,213

 

 

 

SHKARKO APP