Cili apo cila humbet mandatin e deputetit pas kerkesës së PD-së për konflikt interesi?

 

 

Ligji për deputetët dhe qeveritarët është shumë i rreptë nëse duan ta zbatojnë. Sikundër paralajmëroi më herët, Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën e saj për heqjen e mandatit të deputetes socialiste, Valentina Leskaj, njëkohësisht nënkryetare e Kuvendit.Kërkesa e PD-së vjen pas bërjes publike të koncensionit të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, që fitoi kompania e djalit të saj.

Sipas opozitës ky koncension sjell papajtueshmërinë e mandatit të Valentina Leskajt. PD thotë se neni 21 dhe 24 i ligjit 9367 ndalon deputetët dhe familjarët e tyre ku përfshihen fëmijët në moshë madhore, që të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike.Koço Kokëdhima është një tjetër deputet i PS-së, të cilit PD kërkon t’i ndërpresë mandatin, me arsyetimin se ka përfituar fonde publike pasi u bë deputet. Vendimi për Kokëdhimën do të merret në ditët e para të nëntorit nga Gjykata Kushtetuese.

Por cilit apo cilës Gjykata Kushtetuese do tia heq mandatin e deputetit siç veproi me Ilir Beqen në mandatin e kaluar: Kokëdhimës apo Leskajt? Dihet se një mandat nga PS e heq Gjykata Kushtetuese. Po nuk dihet emri!

SHKARKO APP