Cili deputet pritet të arrestohet? Llalla takohet me Ramën në Kryeministri

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka shkuar sot pasdite në Kryeministri për t’u takuar me kreun e qeverise. Takimi Llalla-Rama zgjati për disa minuta. Më pas kreu i akuzës ka dalë nga zyra e Ramës. Nuk dihet se cfarë është biseduar mes tyre, por me siguri që është folur për dosjen “Doshi”, e cila ka trazuar prej ditësh politikën shqiptare. Sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tom Doshi u përballë me kolegun e tij Mark Frroku. Një takim që  ka qenë i tensionuar. Më herët në mëngjes në prokurori shkoi për të dëshmuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Burime të rezervuara shprehen se Prokurori i Përgjithshëm i Republikës zoti Llalla, i cili duket si asnjëherë tjetër më i vendosur se kurrë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, po përgatit arrestimin e një deputeti të parlamentit . Nuk dihet ende se për cilin deputet flitet dhe a lidhet takimi i tij me Ramën në Kryeministri me dosjen “Doshi”. Sot ka patur zhvillime të forta në dosjen “Doshi” dhe mësohet se debati Doshi-Frroku, i dy deputetëve dikur shumë miq, ka sjellë zhvillime të  forta dhe mësohet se është krijuar ideja tek prokurorët se si duhet të vendosin në këto ditë. Por a është e sigurtë se deputeti që mund të arrestohet vjen nga emrat e dosjes hetimore “Doshi” apo lidhet me ndonjë dosje tjetër hetimore të prokurorisë kjo është një pyetje e cila nuk mori përgjigje nga burimet e rezervuara të  hetimit. Zoti Llalla mësohet se ka një supërmbështetje nga SHBA për të ndëshkuar krimin e korrupsionin sa nuk e ka patur asnjë kryeprokuror deri më sot. Edhe urdhëri i kryeprokurorit të Republikës është se asnjë lëshim jo vetëm në këtë dosje që po çorodit publikun, por edhe në shumë dosje të tjera hetimore.

Pyetja është nëse arrestimi VIP do të jetë para ditës së enjte apo pas kësaj dite. Kryeministri Rama ka deklaruar se asnjë zyrtar i lartë apo politikan nuk ka imunitet përballë akuzës së Prokurorisë. Kështu që nuk është çudi se mundet të jetë edhe ministër emri që mund të arrestohet nga Prokuroria. 

SHKARKO APP