Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cili është mesazhi që përcjell Gjergj Luca nga kompleksi “Apollonia Rozafa” në Fier?

Aktualitet
E mërkurë, 29 Korrik 2026 16:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Në një tjetër komunikim të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, sipërmarrësi Gjergj Luca ka zgjedhur të mos flasë për investime, shifra apo projekte, por për një vlerë shumë më të thjeshtë dhe njëherazi shumë më të thellë: dashurinë për jetën. Përmes një videoje të realizuar në ambientet e kompleksit “Apollonia Rozafa” në Fier, ai përcjell një mesazh simbolik, ndërsa merr pjesë vetë në mbjelljen e luleve që do të zbukurojnë këtë superinvestim, i cili tashmë numëron ditët deri në inaugurim.

“A keni mbjellë ndonjëherë lule?”, pyet Luca në fillim të videos. Më pas ai vijon me një reflektim të thjeshtë, por kuptimplotë: “Lulja është jetë, pema është jetë. Mbillni lule, mbillni pemë, falini dashuri shpirtit tuaj. Mbusheni shpirtin me dashuri, sepse pa dashuri nuk ka asgjë në këtë jetë.”

Është një mesazh që shkon përtej gjestit simbolik të mbjelljes së një luleje. Ai fton njerëzit të kultivojnë mirësi, të ndërtojnë marrëdhënie me natyrën dhe me njëri-tjetrin, duke e parë dashurinë si themelin mbi të cilin ngrihet çdo vepër e qëndrueshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Videon, sipërmarrësi e shoqëron edhe me një thirrje që tingëllon si një apel qytetar: “Mblidhni mendjen, mbillni lule, mbillni pemë, mbillni jetë, mbillni dashuri. Mos mbillni urrejtje se e morët veten më qafë!” Një mesazh i drejtpërdrejtë që nxit reflektimin në një kohë kur polarizimi dhe gjuha e urrejtjes zënë shpesh vendin e dialogut dhe mirëkuptimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, kompleksi “Apollonia Rozafa”, i vendosur në një nyjë strategjike mes Fierit dhe Vlorës, është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen zyrtare. Projekti pritet të hyjë në hartën shqiptare të investimet më të rëndësishme që kompanisë Rozafa po përmbush tashm, duke përfaqësuar një tjetër hap të madh në vizionin sipërmarrës të Gjergj Lucës për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe promovimin e prodhimit shqiptar.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Para 34 minutash
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 46 minutash
Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Para 8 orësh

Ky investim nuk synon të jetë thjesht një qendër tregtare apo një hapësirë argëtimi. Ai është konceptuar si një ekosistem ekonomik dhe social, ku ndërthuren prodhimi, tregtimi, gastronomia, turizmi dhe përvoja e vizitorit. Në zemër të këtij projekti qëndron fermeri shqiptar, prodhuesi vendas dhe puna e tokës, të cilëve u krijohet një platformë moderne për të prezantuar dhe tregtuar produktet e tyre.

Në këtë hapësirë, prodhimet bujqësore dhe blegtorale shqiptare nuk do të jenë më thjesht mallra që qarkullojnë në mënyrë informale, por produkte me identitet, cilësi dhe vlerë të shtuar, të prezantuara sipas standardeve bashkëkohore dhe të denja për konsumatorin vendas e të huaj.

Kjo filozofi e zhvillimit shkon përtej ekonomisë. Ajo mbart edhe një dimension kulturor e shoqëror, sepse rikthen në qendër të vëmendjes dinjitetin e punës, respektin për tokën dhe besimin se zhvillimi i një vendi nis nga mbështetja e njerëzve që prodhojnë.

Nuk është rastësi që, pikërisht në këtë vend, pak ditë para hapjes së dyerve të kompleksit, Gjergj Luca zgjedh të mbjellë lule. Është një gjest simbolik që përmbledh filozofinë e projektit: aty ku mbillet një lule, mbillet shpresë; aty ku mbillet një pemë, mbillet e ardhmja; dhe aty ku mbillet dashuria, lind një komunitet më i fortë, më i begatë dhe më njerëzor.

Etiketat e lidhura

“Apollonia Rozafa”albert vatajFierGjergj Luca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 33 minutash

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 34 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 35 minutash

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 46 minutash

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 8 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 9 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 9 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 8 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.