Çipa-Tsuvalas: Rritje e bashkëpunimit policor Shqipëri-Greqi

 

Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Ardian Çipa, ka zhvilluar dje një takim me Zëvendës Drejtorin e Policisë Greke, Konstantinos Tsuvalas, në Athinë.

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi tematika të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda si dhe u bë një vlerësim i bashkëpunimit policor që ekziston mes dy vendeve.

Nga të dyja palet u theksua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit i arritur deri tani dhe u tregua vullneti i përbashkët për të përmirësuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në fushën e bashkëpunimit policor.

Gjatë takimit u diskutuan dhe analizuan çështje me interes të përbashkët në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti në fushën e trafikut të drogës, trafikimit të qënieve njerëzore dhe krimit ndërkufitar.

Gjithashtu, u vlerësua dhe u theksua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit policor deri më tani dhe u tregua vullneti i përbashkët për të përmirësuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në fusha me interes të përbashkët. 

Në takimin që u mbajt në selinë e Policisë Greke, nga pala greke morën pjesë edhe Shefi i Departamentit të Sigurisë, Dimitrios Georgatzis, Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, Ahileas Skandhalis, shefi i Drejtorise se Policise Kriminale të Atikës, Hristos Papazafiris, Shefi i drejtorise se Sigurise Publike, Panajotis Kumpulas, shefi i drejtorisë të Sigurisë Shteterore, Jorgos Kanelos, shefi i nen/drejtorise të Krimit të Organizuar dhe Trafikimit të Qënieve Njerëzore, Fotis Grekusis, shefi i nen/drejtorise te Krimeve kundër jetës dhe pronës, Stilianos Spanakis dhe Shefi i nen/drejtorise se narkotikeve, Konstandinos Panajotopulos.

Nga ana e policisë shqiptare, Çipa në këtë takim shoqerohej nga zyrtarë të lartë të Policisë Shqiptare, Drejtori i Drejtorisë për Krimin e Organizuar, Idajet Faskaj, ai i Drejtorise së Krimeve të Rënda, Arben Dashi dhe Oficeri ndërlidhës i Shqipërisë ne Greqi, Andi Likaj.

SHKARKO APP