Cisterna 1 mijë litra gaz mund të “hidhte në erë” hotelin, kush dha lejen?
Zjarri që shpërtheu sot në një lokal në Velipojë, ku u plagosën 20 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë, ka nxjerrë në dritë një të vërtetë të frikshme.
Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial thekson se zjarri nuk ka ardhur për shkak të ndonjë bombole gazi, por si pasojë e rrjedhjes së një cisterne 1 mijë litroshe, që ndodhej në bodrumin e lokalit dhe që përdorej për kuzhinën.
Depozita prej 1 mijë litra gazi do të rrezikonte jo vetëm lokalin por edhe gjithë hotelin dhe zonën.
ISHTI u shpreh se i kishte kontrolluar bombulat e gazit dhe se ato ishin në rregull, duke “harruar” ose lënë mënjanë këtë cisternë të madhe gazi në bodrumin e lokalit, e cila është e ndaluar për shkak të rrezikut që sjell.

