Çlirim Gjata: Policia ka përgjime, por nuk ia jep prokurorisë, sepse rrezikohen politikanë

Për juristin Çlirim Gjata, Kushtetuta ngarkon vetëm prokurorinë për të bërë përgjime, jo policinë.

I ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, Gjata është shprehur se nëse policia përgjon pa urdhër të prokurorisë, atëherë këto përgjime do t’i bëjë Rama dhe Lleshaj.

Sipas Gjatës, kjo mund të çojë në abuzime, pasi këto përgjime mund të përdoren politikisht dhe në mënyrë abuzive.

Çlirim Gjata: Kushtetuta ngarkon për të ndjekur që vetëm prokurorinë, gjykata është e vetmja që jep drejtësi. Policia mund të bëjë përgjigje teknike, por pasi merr urdhër nga prokurori. T’i japësh policisë të përgjojë pa urdhrin e prokurorit, atëherë kjo të thotë se kjo varet nga ministri i Brendshëm dhe Kryeministri. Tani përgjimet i bën Sandër Lleshaj dhe Edi Rama. Policia ka shumë përgjime, por nuk ia jep prokurorisë, sepse rrezikohen politikanë. Policia më parë lajmëron kriminelët shiko se do t’ju përgjojmë se sa ia çon prokurorisë. Duhet lënë prokuroria në kushtetuetshmëri. 

Këto përgjigje janë abuzive, mund të përdoren politikisht. Mund të përgjohen deputetët. Mund ta përdorë kundër opozitës, në fushatë. Nuk duhet të kenë fuqinë e provës pa urdhrin e gjykatës. Shto këtu përgjime pa urdhër SPAK-u dhe prokurori, ai mund të përgjojë prokurorin.

Gjata ka shtuar se Prokuroria i trembet më shumë politikës se sa krimit.

Çlirim Gjata: Prokuroria ka qenë e kapur, i trembej më shumë politikës se sa krimit, sepse ata të shesin. Kjo mazhorancë bleu zgjedhjet, krimi i organizuar i lidhur me politikën. Kjo qeveri po bën ligje për të luftuar krimin, por ajo është e lidhur me krimin vetë.

Kjo është bërë që të vihet SPAK-u nën urdhrat e ministrit t brendshëm, kur duhet të fuste brenda ministra. Po i vë gjoba biznesit, sepse mund ta konfiskojë dhe ti vërë gjoba pa urdhrin e prokurorisë. Po ashtu po e bën në kundër show elektoral. Ata po investojë miliona në kulla, në miniera, në asete, kurse t’i po i konfiskon një makinë. 

SHKARKO APP