Çlirim Gjata: Ribashkimi i PD-së arrihet duke njohur shumicën

Çlirim Gjata nga Komisioni i Rithemelimit, e sheh jo si dorëheqje vendimin e Lulzim Basha, pasi për të ai është shkarkuar me vendim të kongresit të 11 dhjetorit. Gjata po ashtu nënvizon se bashkimi i demokratëve bëhet duke njohur shumicën e respektuar pakicën, që nënkupton nënshtrimin ndaj votës për të zgjedhur kryetarin e ri.

”Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë dorëheqjen e Bashës, ne e kemi shkarkuar atë më vendim të Kongresit të 11 dhjetorit, ai ka qenë i shkarkuar, ne nuk i kemi kërkuar dorëheqjen.

Këto kanë sjellë faktin që PD duhet të ribashkohet. Në ribashkimin e PD-së, me të gjitha elementet e saj, ky proces arrihet duke njohur shumicën e duke respektuar pakicën. 

Nuk arrihet bashkimi me largime, Basha, pa përjashtimit të Berishës, nuk la njeri pa përjashtuar, blindoi PD, etj, por nuk mund të shkoj partia qorrazi kështu. Nuk mund të ringrihet partia, duket i thëne Berishës e kujtdo ik ti.

Basha ka të drejtë të rikandidoi, por nënshtroju votës, nuk mund të vësh kushte e ultimatume se je pakicë, jo nënshtroju votës së fshehtë dhe sipas bazës së statutit”.

SHKARKO APP