“Çlirimi” nga izolimi, Elvis Rroshi nis punën: Restart (FOTO)
Dje kreu i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, u lirua nga masa e “arrest shtëpie” duke marrë masën detyrim paraqitje. Mesa duket muajt larg punës dhe zyrës, e kanë bërë melakolik, pasi sot ka rimarrë drejtimin e Bashkisë.
Rikthimin dhe në rrjete sociale e ka nisur duke postuar disa fotografi në prifilin e tij zyrtar në Facebook, ku duket në një inspektim punimesh në Kavajë. Ai shkruan se çdo gjë ka nisur nga e para, përmes një fjale anglisht “restart”, duke e shoqëruar me një të qeshur.
“Restart:)
Do fitojmë kohën e humbur duke punuar personalisht ditë-natë në shërbim të qytetit që smë la kurrë në baltë”.

Rroshi u lirua dje nga akuza për fshehjen e 5 emrave të ndryshëm të përdorur në vendet e BE-së. Gjykata e Lartë vendosi t’i heqë masën e arrestit në shtëpi.
Në qershor Gjykata e Tiranës dha masën arrest shtëpie për Elvis Rroshin ndërsa në korrik Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, teksa kreu i Bashkisë Kavajë kërkoi shfuqizimin e kësaj mase dhe kthimin në detyrë.
Elvis Rroshi akuzohet se ka përdorur 5 emra të rremë në vende të ndryshme të BE-së, të cilat nuk ishin deklaruar në formularët e dekriminalizimit.


KOHA JONË SONDAZH

