Club apo burg? Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon se gjatë kontrolleve të ushtruara këtë të shtunë në IEVP Peqin janë gjetur dhe sekuestruar sende të ndaluara në disa qeli.

Sipas njoftimit, në qelinë e të dënuarit të sigurisë së lartë Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”, u gjetën një shishe raki, dy shishe whiskey, një shishe verë dhe dy karikues telefoni. Më herët, atij i janë gjetur edhe telefona celularë, ndërsa gjykata i kishte shtuar një vit dënim, edhe pse ai është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Në qelinë e të dënuarit me inicialet P.V. u sekuestruan një telefon iPhone, një karikues, dy fisha karikimi dhe një palë kufje wireless.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qelinë e të dënuarit L.D. u gjetën dy telefona celularë, një Google Pixel dhe një Samsung, një karikues si dhe tre shishe me raki.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?