Club-et e natës në Tiranë eksplozive që mund të marrin jetë njërëzish

 
 
Ngjarja  e Rumanisë ku vdiqën 27 djem e vajza në një club nate e ku kishte vetëm një derë dalje, edhe atë të ngushtë për raste emergjence, pasi zjarri pushtoi krejt club-in ka bërë që edhe në Tiranë të shikohen me dyshim krejt club-et e natës.
Policia ka filluar një hetim për kushtet që duhet të plotësojnë në anën teknike e të garancisë nëse ka raste zjarri apo të përafërta. Por sipas burimeve nga policia rezulton se vetëm 20 përqind e club-ve të natës plotësojnë kriteret tenike në raste emergjence.
Të mos harrojmë se ditët e premte dhe të shtunave ato janë përplot me të rinjë e të reja, çka kërkon urgjent kontrollin dhe mbyllejn e çdo club-i që nuk plotëson kushtet, pasi flitet për jetë njërëzish. Ngjarja e Rumanise ku vdiqen 27 të rinjë të përcelluar nga zjarri e tymi është thirrje emergjence edhe për në Shqiperi, veçanërisht në Tiranë ku janë dhjetra club-e nate e me qindra e qindra të rinjë në to.
Merrni masa se nesër mund të jetë vonë !
 

SHKARKO APP