Çmendet Europa; Shqiptarët të dytët si azilkërkues
Kërkesa për azil në Europë që nga fillimi i vitit 2016 është rritur pasivisht, rreth 45 për qind, sipas shifrave të reja. Më shumë se gjysmë milion kërkesa janë bërë që nga fillimi i këtij viti, duke lënë mundësinë e vërtetë se fluksi i emigrantëve dhe refugjatëve mund të provojë të jetë një rekord në 2016.
Sipas gazetës “Daily Express”, shifrat e reja të publikuara nga Zyra për Mbështetjen e Azilit Europian, janë pranuar 509,412 kërkesa individuale nga janari deri në maj. Që nga fillimi i vitit 2016 është rritur fluksi i kërkesave me 45 për qind.

Më tej artikulli në fjalë, shifrat tregojnë se në muajin maj ka pasur vetëm një rritje prej 33 aplikime. Në 2015, u bënë 1,349,638 aplikime për azil sipas shifrave zyrtare por ky numër mund të rritet në mënyrë dramatike në vitin 2016, pasi shifrat vazhdojë të qëndrojë në një tendencë rritëse.
Në një raport të BE-së, thuhet se: “Kjo është më shumë se dyfishi i nivelit të regjistruar në vitin 2014 dhe numri më i lartë vjetor i kërkesave për azil në BE, që nga mbledhja e të dhënave të në vitin 2008. Disa faktorë që kanë ndikuar për këtë numër rekord të aplikimeve, mbetet përkeqësimi i mjedisit në disa nga vendet kryesore.
Sipas të dhënave, sirianët kanë përgjatë viti 2015 me 97 për qind kanë marrë statusin e azilit, ku në total ishin 166.746 aplikime. Ndërsa numri i vendimeve në rastet e shqiptarëve arriti më shumë se tre herë se në 2014 por 98 për qind e këtyre rasteve janë refuzuar. Në total ishin 42,636 mijë aplikime për marrjen e statusit azilant. Numri i vendimeve të dhëna për shqiptarët e Kosovës është rritur në 36,757 raste të paraqitura dhe vetëm dy për qind u është dhënë azili.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

