Çmenduri në autostradën Tiranë-Durrës, makina “fluturon” me 261 km/h

Një shpejtësi e çmendur është konstatuar gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, ku një makinë është kapur duke ecur me 261 km/h.

“261 km/h, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, ndaj vetes dhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës. Shpejtësi e pa imagjinueshme, avion në rrugën interurbane Tiranë-Durrës”, thotë policia.

Bëhet me dije se në këtë aks rrugor Policia Rrugore e Tiranës, ka ushtruar kontrollet me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një 33-vjeçar nga Tirana i cili udhëtonte me një makinë me Range Rover është kapur me shpejtësi 261 km/h.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia apelon t’iu jepet fund shpejtësive të tilla, ndërsa nënvizohet se destinacioni nga shtëpia bëhet spitali.

Po ashtu Policia e Tiranës gjatë fundjavës ka vendosur 49 masa administrative për OASh për shpejtësi që varionin nga 172 deri ne 261 km/h.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?