Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 14:18 Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton Mbrojtësi kroat Luka Vuškovic po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës. Sipas raportimeve të TEAMtalk, Barcelona, Chelsea dhe Bayern…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çmimet e banesave, Banka e Shqipërisë: U rritën me 14% në gjysmën e dytë të vitit 2019

Aktualitet E mërkurë, 15 Prill 2020 16:23
Çmimet e banesave, Banka e Shqipërisë: U rritën me 14% në gjysmën e dytë të vitit 2019
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Banka e Shqipërisë raporton një rritje të çmimeve të banesave me gati 14% gjatë gjysmës së dytë të vitit 2019. Indeksi i çmimit të banesave që llogaritet me frekuencë 6-mujore nga banka qendrore tregoi se, në veçanti për Tiranën, çmimet u rritën edhe më shumë se mesatarja, me pothuajse 15%. Ndërtuesit dhe agjentët e pasurive të paluajtshme kanë raportuar një rritje të shitjeve në pjesën më të madhe të vendit. Përjashtim bëjnë vetëm zonat qendrore të Tiranës, ku çmimet e larta duket se po i frenojnë shitjet. Agjentët raportojnë një rritje të çmimeve me 15% në qendër, ndërsa për zonat periferike rritja e çmimeve ka qenë e kufizuar. Por, shtrenjtimi më i madh raportohet për zonat rezidenciale jashtë qytetit, ku çmimet vlerësohen të jenë rritur me 25%. Kjo mund të reflektojë efektin e krijuar pas tërmetit të nëntorit 2019, që solli rritje të kërkesës për shtëpi të ulëta, veçanërisht jashtë Tiranës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deri në fund të vitit të kaluar, tregu është shfaqur në përmirësim dhe agjentët raportojnë ulje të numrit të pronave të pa shitura, qoftë tregtare apo rezidenciale. Madje për Tiranën, subjektet e intervistuara kanë raportuar një kohë mesatare shitjeje prej 9.2 muajsh ose 2 muaj më të shkurtër se ajo e raportuar në gjashtëmujorin e kaluar.

Mund t'ju interesojë

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 pe...

Para 23 minutash
Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Para 41 minutash
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin ”stolat” e betonit

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin ”stolat” e betonit

Para 1 ore

Sipas agjentëve, rreth 65% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Kjo shifër shënon rritje në krahasim me vlerën prej 46% të raportuar në periudhën paraardhëse. Lehtësimi i kredisë bankare dhe normat e ulëta të interesit kanë qenë një nga faktorët kryesorë mbështetës të rimëkëmbjes së tregut të pronave në vitet e fundit. Në vrojtimin e fundit, agjentët kanë shprehur pritshmëri optimiste edhe për të ardhmen, por tashmë epidemia e COVID 19 i ka ndryshuar skenarët dhe ka rritur pasigurinë në të gjithë sektorët e ekonomisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

banesaveBanka e Shqiperise
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton
Para 10 minutash

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!
Para 10 minutash

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!
Para 21 minutash

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona
Para 23 minutash

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 16 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 4 orësh

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

3 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 19 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 20 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.