Çmimet e karburanteve po i dirigjon ”dora e padukshme”, jo tregu botëror

Bursa është justifikimi për rritjen e frikshme të çmimit të naftës, e jo vetëm. Çmimet e karburanteve në vend po i dirigjon “dora e padukshme”, e jo tregu botëror. Spekulimi gati në absurd me çmimet e naftës, benzinës, pa përjashtuar e gazin mund të vërtetohet nga një analizë e thjeshtë.

Më 2 mars kur nisi edhe e përpjeta e çmimeve të hidrokarbureve, çmimi i naftës së papërpunuar Brent në bursa ishte në rreth 112 dollarë për fuçi. Karburantet në vend e tregtonin lëndën djegëse në vlerën e 192 lekëve për litër.

Akciza vijon të jetë 37 lekë për litër, taksa e qarkullimit 27 lekë, dhe ajo e karbonit 3 lekë, rilicencimi 7 deri në 10, markimi e skalimi 3 lekë, kontrolli i pompave 3 lekë si dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, po 20 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taksat që i paguhen qeverisë, si dhe marshi i fitimit të kompanisë, disbalanca e reflektimit të çmimit nga tregu ndërkombëtar në atë vendas ngre hije të forta dyshimi për abuzim me çmimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?