FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet. Nderohet zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

Në rajonin e Lacios, në Itali u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimit “Fjala e Artë”, një event që vlerëson personalitete për kontributin e tyre në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë u nderua Khalid Aljarman, zëvendësambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Itali, për angazhimin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe institucionale mes vendeve partnere.

Çmimi iu dorëzua nga Simona Baldassarra dhe Qerim Çoku, të cilët në fjalën e tyre theksuan se bashkëpunimi mes Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është i qëndrueshëm dhe i konsoliduar, i mbështetur në marrëdhënie të forta politike dhe institucionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata nënvizuan gjithashtu frymën e miqësisë dhe mirëkuptimit që karakterizon këto raporte, duke përmendur marrëdhëniet e mira mes liderëve dhe veçanërisht miqësinë e fortë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?