Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çmimi i naftës mbi 200 lekë për litër! Ministria e Financave: Në korrik u importuan 75 mijë tonë karburant

Aktualitet E martë, 1 Shtator 2026 17:42
Çmimi i naftës mbi 200 lekë për litër! Ministria e Financave: Në korrik u importuan 75 mijë tonë karburant
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Çmimet e larta të karburanteve nuk kanë sjellë ulje të konsumit. Përkundrazi, muaji korrik ka shënuar nivelin më të lartë të importeve të karburanteve, edhe pse çmimi i naftës gjatë kësaj periudhe arriti deri në 200 lekë për litër. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë korrikut u zhdoganuan 75.779 tonë karburant, rreth 4.800 tonë më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo përkthehet në një rritje prej afro 6.9%.

Një ndër faktorët që ka ndikuar në këtë rritje është sezoni turistik. Fluksi më i madh i turistëve të huaj dhe shtimi i lëvizjeve me automjete kanë rritur kërkesën për karburant, duke e çuar importin në nivele rekord. Megjithatë, panorama ndryshon kur shihet në total për shtatë muajt e parë të vitit. Në këtë periudhë janë importuar 407.921 tonë karburant, nga 416.120 tonë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pra, në total vihet re një rënie e importeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ulja më e dukshme e konsumit është regjistruar gjatë muajve prill dhe maj, pikërisht në periudhën kur çmimi i naftës arriti nivelet më të larta, deri në 233 lekë për litër. Tashmë, çmimet janë rikthyer sërish në nivele të larta. Rritja e çmimeve të karburanteve nuk po ndikon vetëm te drejtuesit e automjeteve. Efekti është përcjellë edhe te çmimet e mallrave dhe shërbimeve të tjera, duke ushtruar presion mbi inflacionin. Në korrik, inflacioni arriti në 3.4%, ndërsa pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë tregojnë se presionet mbi çmimet mund të vijojnë edhe gjatë vitit 2027.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga rritja e çmimeve përfitojnë jo vetëm kompanitë e tregtimit të karburanteve, por edhe buxheti i shtetit. Të dhënat për shtatë muajt e parë tregojnë se të ardhurat nga TVSH-ja janë rritur me 10.1%, ndërsa ato nga akciza me 3.9%. Në këtë mënyrë, karburanti i shtrenjtë po shfaqet si një faktor me ndikim të gjerë në ekonomi: nga konsumi dhe transporti, te çmimet e mallrave dhe të ardhurat e arkës së shtetit.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 4 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 5 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 5 orësh

Etiketat e lidhura

nafte
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 1 ore

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 5 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 5 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 22 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.