“Çmontohen” shtëpitë e dëmtuara, 7 pallate në Laç janë planifikuar për tu shembur
Kryqi i kuq në kat të pare tregon se ky pallat do të shembet.
Të tillë në Laç janë 7, ndaj banorët po tentojnë të shpëtojnë ç’të mundin.
“Të mundohemi ça materiale të mira të heqim”
Po marrin nga orenditë shtëpiake deri tek dyert e dritaret.
“Të marrim rrobat, i kemi blerë me lekë”
Të njëjtën gjë po bëjnë edhe pronarët e 40 bizneseve që ushtrojnë aktivitet në katet e para të këtyre pallateve.
“Janë 40 biznese, 40 familje që hanë. Ne falimentojmë fare”
thonë se tërmeti u shkatërroi investimin e një jetë, ndaj tani presin ndihmën e shtetit.
Premtimet e qeverisë për rimëkëmbjen e shpejtë i kanë dëgjuar, por mosbesimin e kanë.
“Shpresë me fjalët e shtetit, zoti në qiell dhe shteti në tokë”
Më të shumtë janë banorët e pallateve apo shtëpive të dëmtuara për të cilat ende nuk ka vendim.
Këta banorë të lagjes 1 prej një jave qëndrojnë në çadër ose makinë nga ku i bëjnë roje shtëpive dhe presin mbërritjen e ekspertëve.
“Jetojmë të gjithë në këtë çadër, dikush nëpër makina”
në Situatë të ngjashme janë qindra banorë të qytetit të Laçit që po përjetojnë momente të vështira pas tërmetit të 26 nëntorit.
/Ora News