“CNN” shkruan për mrekullinë e Nënë Terezës, “Shenjtorja nëna ime”

3 ditë para shenjtërimit të Nënë Terezës, media prestigjoze “CCN” dokumenton një nga dëshmitë e gjalla të mrekullive.

Gautam, një pilot që jeton në Londër, shpalosi historinë e tij, sëmundjen dhe shpëtimi që i erdhi nga Nënë Tereza. “Është e pamundur për mua të harroj Nënë Terezën, së shpejti ajo do të jetë “Shën Tereza e Kalkutës”- thotë Gautam Lewis- “Ajo më dha një shans për t’i shpëtuar varfërisë dhe më ndryshoi jetën duke më çuar të jetoj në Angli”.

Gautam i lindur në Kalkuta të Indi, në vitin 1977, u braktis nga prindërit nga tij për shkak të një sëmundjeje të rëndë dhe varfërisë.

Gautam, rrëfen se ka pasur një sëmundje të keqe, dhe se “kam pasur poliomelit dhe isha i paralizuar, familja ime nuk ishte në gjendje të kujdesej për mua si duhej…edhe tani unë kam lëvizshmëri të kufizuar të gjymtyrëve por e konsideroj veten time me fat sepse i kam mbijetuar një virusi nga i cili shumë kanë vdekur”, shprehet ai.

“Edhe pse fillimi i historisë time nuk shihet si i lumtur, unë e konsideroj veten time me fat, sepse Nënë Tereza më mori nën kujdesin e saj”.

Fëmijëria e Gautam, e bashkoi atë me Nënë Terezë, e ku së bashku kanë qëndruar në shtëpinë e fëmijëve në kujdesin e “Misionareve të Bamirësisë”. Ai e cilëson shenjtoren nga Shqipëria si gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.

“Unë nuk e shikoja çdo ditë, sepse kishte shumë punë për të bërë në orarin e saj të përditshëm por prapë se prapë ajo gjithmonë gjente kohën për të na kontrolluar ne, fëmijët  e saj – thotë ai i përmalluar-  Çdo të diel, ajo vinte për të na veshur rrobat më të mira, dhe na sillte kapelë te reja”.

Gautam tregon se nuk mund te ecte por se Nënë Tereza e ndiqte kudo në mënyrë që mos të lëndohej.

“Unë nuk mund të ecja në atë kohë dhe zvarritesha kudo në dysheme, por Nënë Tereza edhe pse shumë gjatë, përkulej, më merrte dhe më shëtiste” – shprehet ai i mallëngjyer- Ajo ishte ‘hija ime e gjatë’ që mbajte gjithmonë sytë e saj mbrojtës mbi mua”.

 

SHKARKO APP