CNN: Temperaturat brutalisht të ftohta dhe reshjet e borës mbulojnë gjysmën e SHBA-së

Një person pastron borën nga trotuari në Lowville, Nju Jork, më 30 nëntor 2024. Cara Anna/AP

Zyrtarët në qarqet veriore të Nju Jorkut kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme ndërsa përgatiten për një stuhi të madhe dëbore që tashmë ka hedhur mbi dy metra dëborë në Midwest dhe parashikohet të grumbullohet më shumë këtë fundjavë.

Guvernatori Kathy Hochul njoftoi të shtunën në mëngjes se 11 qarqe, përfshirë Erie County që përfshin Buffalo, janë në gjendje të jashtëzakonshme dhe shumë lagje tashmë kanë parë një sasi të madhe reshjesh dëbore.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme për udhëtarët e Ditës së Falënderimeve që përpiqen të kthehen në shtëpi

Në SHBA, reshjet e para të mëdha të borës të sezonit kanë mbuluar qytetet përgjatë liqenit Erie.

Moti i acartë pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, duke shkaktuar probleme në rajonet e Liqeneve të Mëdha, Rrafshnalta dhe Midwest.

Rreth 60 centimetra borë ranë në disa pjesë të Nju Jorkut, Ohajos dhe Miçiganit, dhe 73 centimetra u regjistruan në skajin veriperëndimor të Pensilvanisë.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme për ata që udhëtojnë për Ditën e Falënderimeve dhe përpiqen të kthehen në shtëpi.

“Udhëtimi do të jetë jashtëzakonisht i vështirë dhe i rrezikshëm këtë fundjavë, veçanërisht në zonat ku mund të grumbullohen disa metra dëborë shumë shpejt”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Një pjesë e I-90 në Pensilvani u mbyll, ashtu si edhe korsitë drejt perëndimit të Nju Jorkut.

Rritja e rrymave ajrore të Arktikut gjatë kësaj jave solli temperatura më shumë se 10 gradë nën mesataren në Rrafshnaltën Veriore, sipas Shërbimit të Motit, i cili lëshoi paralajmërime për mot të ftohtë për pjesë të Dakotës së Veriut.

Rryma e ftohtë ajrore pritet të lëvizë në lindje të Shteteve të Bashkuara deri të hënën.

SHKARKO APP