Çollaku: Mafia ka marrë pushtetin politik

Shefi i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar pas zhvillimeve në PS, ku deputeti Tom Doshi u përjashtua nga grupi parlamentar. Çollaku deklaron se ajo që po ndodh sot është prova e akuzës së opozitë se në Shqipëri mafia ka marrë pushtetin politik. Çollaku pohon se e vetmja zgjidhje për situatën, janë zgjedhjet e parakohshme.

“Se kush është qelbësira më e madhe brenda aleancës së qelbësirave…tashmë nuk ka asnjë rëndësi. Rëndësi ka se çfarë po ndodh sot është prova e qartë e akuzës së opozitës se në Shqipëri, Mafia ka marrë pushtetin politik. Sot Mafia është ulur në zyrat e shtetit e drejton shtetin e qeverinë. Asnjë komision parlamentar, asnjë debat në parlament apo studio televizive, asnjë aksion qytetar nuk shëron këtë murtajë të keqe që ka pllakosur vendin. Drejtësia ndihet e dobët pasi të pandehurit e të akuzuarit janë në drejtim të institucioneve. E vetmja zgjidhje e thellë dhe e duhur janë zgjedhjet e parakohshme. Mafies dhe ortakëve qeveritarë të saj para se tu tregojë vendin drejtësia u duhet hequr pushteti politik përmes votës së qytetarëve!!!”, shkruan Çollaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?