Corriere della Sera: Enver Hoxha, “demokracia e qumështit”

 

Mund ta quajmë madje edhe “demokracia e qumështit” sepse mesa duket, sa më shumë qumësht të pijnë aq më shumë shteti ku këta individë jetojnë, ka tendencën që të ketë qenë diktatorial në të shkuarën e tij. Kështu shprehet një artikull i së të përditshme Corriere della Sera për Shqipërinë komuniste.

Sipas artikullit thuhet se nga mbledhja e numrave dhe statistikave rezulton se në vitin 1961, Shqipëria konsumonte për çdo banor një mesatare prej rreth 97, 66 litrash qumësht brenda një viti. Njëzet vite më vonë, ku vendin e drejtonte ende Enver Hoxha edhe pse i sëmurë, cdo shqiptar konsumonte në vit rreth 133, 98 litra qumësht.

Pas rënies së regjimit, shkruan gazeta, dhe me ardhjen e demokracisë, Shqipëria konsumon për kapita në vit, rreth 301, 2 litra qumësht. Kësisoj vendi i shqiponja shkruan Corriere rradhitet i katërti për konsum qumështi në nivel global.

E përditshmja shton se po e njëjta situatë ndodh edhe me të tjera vende, të cila kanë patur sisteme autoritare për shumë vite në pushtet. Shkrimi jep rastin e Rumanisë së Çausheskut, ku nga viti 61’ konsumohej 163, 82 litra ndërsa në vitin 2011 rreth 243, 43 litra qumësht në vit për banor.

Mali i Zi mban rekordin e vendit të dytë në botë për konsum për capita të qumështit me rreth 332, 9 litra qumësht. Krahasuar me shtetet perëndimore, shifrat janë krejt të ndryshme.

SHKARKO APP